Mërgimtarë të shumtë nisen për në Kosovë gjatë verës.

Madje shpesh herë ata zgjedhin që çdo pushim që kanë ta kalojnë në vendlindjen e tyre.

Por pavarësisht kësaj të mire që po i bëhet Kosovës, disa njerëz po mundohen ta dëmtojnë atë duke iu bërë dëme.

Një mërgimtari i është thyer vetura pikërisht në parkingun e një prej qendrave tregtare në vend, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që thyhen veturat e vidhen gjësendet brenda tyre, por që vazhdon të jetë shqetësuese për të gjithë qytetarët e sidomos për mërgimtarët.