Në qendër të Prishtinës është rikthyer normaliteti

Në qendër të qytetit të Prishtinës, pas protestës së dhunshme dhe përleshjeve në mes protestuesve të opozitës dhe policisë, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Qytetarët po lëvizin lirshëm mirëpo rruga e qendrës ende mbetet e bllokuar, njofton Klan Kosova.

Masa e protestuesve i është drejtuar ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta e partive opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA – dhe e përkrahësve të tyre, ka nisur sot para ndërtesës së qeverisë pasi deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi është arrestuar sot në shtëpinë e saj, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Fletëarrest kjo gjykatë ka lëshuar edhe për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, mirëpo asnjëri prej tyre s’është arrestuar deri më tash.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT