Në Prishtinë, tre libra mbi Kosovën në periudha të ndryshme të historisë

Ky promovim organizohet nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare në Tiranë.

Më 9 korrik në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë do të promovohen 3 librat të edituar nga studiuesi i mirënjohur shqiptar, opojasi Betullah Destani dhe Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky promovim organizohet nga Qendra për Studime Shqiptare në Londër dhe Instituti i Çështjeve Kombëtare në Tiranë.
“Komiteti Qendror Shqiptar“ i Korfuzit- dokumente historike 1883 – 1885; “Shqipëria në prag të Konferencës së Paqes” – dokumente historike nga Departamenti i Inteligjencës Politike Britanike” si dhe “Gjeneral G.F. Phillips dhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ – dokumente historike nga Arkivat Britanike 1913 -1921” janë librat që do promovohen.

Studiuesi i mirënjohur shqiptar, Bejtullah Destanit (nga Blaçi i Opojës/Prizren), aktualisht është në pozitën Ministër Këshilltar (zv.ambasador) i ambasadës së Kosovës në Romë/ Itali, sikurse drejtues i “Qendrës për Studime Shqiptare” në Londër/ Britani e Madhe. Bejtullah Destani është njëri ndër studiuesit dhe hulumtuesit e mëdhenj të historisë shqiptare në arkivat e Britanisë së Madhe, e Vatikanit në Itali, Turqisë, dhe ka publikuar ose ka qenë bashkautor i disa librave të botuara jashtë Kosovës, në Britani të Madhe. /kultPlus.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT