Në Prishtinë, plagos veten me armë

    Një person ka plagosur veten me armë zjarri në Prishtinë.

    “Raportohet se viktima mashkull shqiptar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti është vetë-plagosur me armë zjarri. Në vend-ngjarje është gjetur dhe sekuestrua arma me dy karikatorë dhe 21 copë fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin e PK-së.

    Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.