Në Prishtinë, djali e ther nënën me thikë

Një ngjarje e rëndë për një nënë ka ndodhur dje në kryeqytet. Ajo u bë viktimë e sulmit me thikë nga i biri i saj.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 15:35. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndonëse nuk specifikohet vendi ku ka ndodhur, shkruan lajmi.net

Nëna ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 18.05.2016-15:35. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar me thikë nga djali i saj mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT