Në prani të banorëve, Uran Ismaili nënshkruan gjitha zotimet e tij për Kodrën e Trimave (Foto)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar edhe sot me nënshkrimin e zotimeve konkrete për punët që do ti kryejë nëpër lagje të Prishtinës.

Para banorëve, ai sot ka nënshkruar gjitha zotimet për punët që ai si Kryetar i Komunës së Prishtinës do t’i realizojë për Kodrën e Trimave, të cilat do ta përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të lagjes. Të gjitha këto zotime të mëposhtme, Ismaili ka thënë se do të kryhen deri në Dhjetor të vitit 2024.

KODRA E TRIMAVE

Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme:

1. Formalizimi i pronave dhe zhbllokimi i kapitalit të qytetarëve

2. Ndërtimi i së paku dy çerdheve për fëmijë

3. Shiriti i posaçëm për autobusë përgjatë rrugës kryesore M25

4. Krijimi i linjës së posaçme të shiritit për autobusë (shiriti shfrytëzohet edhe për taxi dhe emergjenca) për të mundësuar lëvizje të lirë e më të shpejtë

5. Ndërtimi i stacioneve për autobusë përgjatë rrugës kryesore

6. Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugën kryesore M25 deri tek fshatrat dhe rrugët e lagjes.

7. Renovimi i shkollave fillore në lagje

8. Krijimi i parqeve të reja në lagje dhe shtimi i hapësirave publike

9. Brezi i gjelbër përgjatë rrugës kryesore M25 dhe në rrugët e tjera

10. Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve

11. Ndërtimi i bibliotekës së lagjes

12. Largimi i problemit të qenve endacakë

13. Shndërrimi i ish-deponisë në park rekreativ sportiv

14. Ndërtimi i qendrës komunitare/kulturore te ish-deponia

15. Realizimi i Muzeut shkollë-shtëpi (Shtëpia e Herticëve)

16. Ndërtim i shkollës së mesme

17. Trajtimi dhe ri-organizimi i tregut të kafshëve dhe veturave

- Advertisement -

MË TË FUNDIT