Në prag të dimrit, komuna e Drenasit ndihmon bletarët

Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, edhe këtë vit ka vazhduar në projektin për mbështetjen e fermerëve përmes subvencionimit, ku ne këtë rast kanë përfituar 130 fermer që merren më bletari.

Në projektin e kësaj drejtorie, këtë vit janë ndarë 4800 ushqime-llogaçe për të stimuluar dhe shumëzuar bletët si dhe për mbrojtjen nga sëmundjet dimërore. Drejtori i DBZHE-së, z. Skender Hasi tha se ky projekt është mjaft i rëndësishëm ne këtë sezon. “Ushqimi për bletë në këtë periudhë është mjaftë i nevojshëm për përgatitjen e shoqërive të bletëve për dimër, u shpreh Hasi njofton Drenica Press

Me implementimin e këtij projekti janë shpërndarë 4800 ushqime-llogaçe për stimulimin dhe shumëzimin e bletëve dhe ushqimin për mbrojtje nga sëmundjet dimërore dhe në këtë rast kanë përfituar 130 bletarë të cilët kishin kapacitete me mbi 5 shoqëri bletësh”, ka thënë drejtori Hasi. Vlen të potencohet se kjo drejtori në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka subvencionuar me 120 koshere me bletë ku përfitues ishin 60 bletar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT