Tre përsona janë lënduar në fshatin Polac të Skenderaj, si pasojë e një shpërthimi të një bojleri.

Policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa vijon hetimi i rrethanave se si erdhi deri te shpërthimi.

Ekipi i T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe nga atje sjellë pamje të shtëpisë së djegur si pasojë e shpërthimit të bojlerit.

Rasti është raportuar në polici mëngjesin e sotëm rreth orës 06:38.