Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve në orën 16:00.
Kjo është konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Safet Kamberi, kryetar i LDK-së Mitrovicë.
“Po është e vërtetë na ka thirr në orën 16:00 kryetari i partisë z.Mustafa. Temë e këtij takimi me gjasë do të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në. Në këtë takim z.Mustafa do të marrë opinionet e kryetarëve të degëve të LDK-së për mundësinë e bashkëqeverisjes me VV-në” ka thënë Kamberi për Gazeta Blic.
Pak minuta më parë edhe zëdhënësi për media i LVV Arlind Manxhuka deklaroi për “Gazeta Blic” se sot nuk është paraparë të ketë ndonjë takim mes LDK-së dhe VV-së.
- Advertisement -