Në ora 14:00, marsh për lirimin e Donika Kadaj

Kryesitë e grave të AAK-së, VV-së dhe të Nisma-s, sot në orën 14 do të mbajnë një marsh protestues, në kërkim të lirimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Në një komunikatë ku jepet ky njoftim thuhet se marshi do të jetë i qetë dhe do të jetë manifestim i mospajtimit të grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në kuvend.
Motoja e këtij marshi do të jetë: ”Shteti që arreston deputetët e popullit, është diktatorial”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT