Në Ontario të Kanadës, nëntori muaji i trashëgimisë shqiptare

Parlamenti i Ontarios në Kanada ka miratuar projektligjin për të shpallur nëntorin, muaji i trashëgimisë shqiptare.

Bashkatdhetarë të të gjitha trojeve u bënë bashkë për të festuar dhe gëzuar këtë ditë historike për komunitetin shqiptar të Kanadasë.

Ministria e Punëve të Jashtme përcjell përmes fotove atmosferën e kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze me qendër në Toronto.

Nisma është ndërmarrë dy vite më parë nga Presidentja e Nderit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Dr. Ruki Kondaj, ndërsa komuniteti shqiptar falenderon deputeten Laura Albanese që e solli projektligjin në Parlament, bashkë me shumë deputetë të tjerë që e mbështetën fuqimisht këtë projektligj.

Në këtë event artistik ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Elida Petoshati nga Ottawa por edhe shoqata si-motra e bashkësitë fetare.

Për realizimin e këtij projekti madhor të komunitetit shqiptar të Kanadasë, kontribuan si ; Grupi i Punës për Trashëgiminë, Zv. Presidenti i Shoqates Z. Ramazan Këllezi bashkë me “Shqiponjat e Vogla”, Mbretëresha e Valles Popullore, Lili Cingu, sopranoja që mahniti parlamentarët me zërin e saj Mirela Tafaj, Pasqyra Shqiptare me producent, Ilir Lena kamera e së cilit përcjell emocionet e ngjarjes tek të gjithë bashkatdhetarët , LGH Art Photography me fotografin profesionist Gent Hali, Bruna Brari me tortën simbolike, si dhe shumë vullnetarëve dhe aktivistëve të Shoqatës ndër vite. /atsh/

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT