Në Natën e Kadrit, digjen xhamit në Myanmar

Një grup prej rreth 150 budistëve radikalë me dhunë hynë në xhaminë në Hpakant, në Mijanmar dhe e dogjën atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta shtetërore “Global New Light of Myanmar” thekson se ekstremistët ishin të armatosur me shkopinj, thika dhe armë të tjera.

“Rreth 150 persona janë futur me forcë në xhami dhe e dogjën atë. Policia nuk ka mundur ti parandalojë sulmuesit. Kur ata hynë në xhami kishte vetëm 50 policë dhe kjo ishte arsyeja pse shefi i policisë vendosi të mos luftojë kundër ekstremistëve”, tha një oficer i policisë i cili për shkaqe sigurie nuk pranoi të zbulojë identitetin.

Grupet radikale budiste Ma Ba Tha më parë nga muslimanët në Le Pyin kërkuan që të rrënojnë urën, xhaminë, mesxhidin dhe disa ndërtesa. Ura dhe dy ndërtesat, për shkak të presionit të grupeve, janë shkatërruar, por muslimanët Le Pyin refuzuan të rrënojnë xhaminë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT