Në mungesë të opozitës, deputetë të PDK-së e LDK-së “grinden” mes vete

Vetëm 52 deputetë ishin në sallë në nisje të seancës së sotme të Kuvendit.

Për të vazhduar seancën, kuorumin PDK-së e LDK-së ia bëri Lista Serbe, raporton KTV.

Me kërkesë të shefit të deputetëve të PDK-së, u ndryshua rendi i ditës, i përcaktuar nga kryesia.

Para se të nisnin votimet, betimin para deputetëve e bëri deputetja e re e LDK-së, Mirjeta Kalludra, që e zëvendëson deputeten Teuta Sahatqija.

Elif Tokmak është zgjedhur anëtare e bordit të RTK-së.

Anita Morina Saraçi, ish-deputetja e LDK-së, dhe Abit Hoxha u zgjodhën anëtarë të komisionit të pavarur për media.

Është zgjedhur drejtori i autoritetit rregullator të shërbimeve të ujit, ndërsa ka dështuar të zgjidhet edhe nëndrejtori, për të cilin përsëritet konkursi.

Konkursi do të përsëritet edhe për një anëtar të KPK-së sepse as Xhevdet Halili e as Rexhep Gashi nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme.

Seanca e Kuvendit do të vazhdojë të premten në orën 10:00.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT