Në Mitrovicë shkulen pemët dhjetëra vjeçare (Foto)

Edhe pse ka kaluar pak kohë nga dita ndërkombëtare e ambientit, Komuna e Mitrovicës duket se nuk e ka fare problem shkatërrimin e pemëve të vjetra në qendrën e qytetit.
 Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregonte se si edhe këtë të diel kompanitë që po ndërtojnë sheshin qendror në këtë qytet, janë duke i shkulur me rrënjë pemët disa vjeçare në këtë qytet.

Si duket kompanitë e kontraktuara nga komuna, sot kanë pasur për cak pemët në sheshin e “Jasharajve” në këtë qytet. Në fotografi shihet mjetet e rënda të punës të cilat kanë larguar nga vendi disa nga pemët më të vjetra në këtë shesh.

Punimet në sheshin kryesor të pjesës jugore të qytetit të Mitrovicës janë duke zgjatur tash e disa vite dhe e gjithë qendra e qytetit duket si një kantier ndërtimi, duke përfshirë kështu edhe palestrën sportive “Minatori” që ende është në renovim e sipër. Qytetarët e Mitrovicës në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale janë shprehur të dëshpëruar me rimtin e ngadaltë të punës në qendrën e qytetit si dhe me degradimin e ambientit që po bëhet duke hequr nga sheshet kryesore pemët e vjetra.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT