Në Ministrinë e Punëve të Jashtme përleshën fizikisht sekretari dhe drejtori i financave (Foto)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Dy zyrtarë të kësaj ministrie janë përfshirë në një përleshje fizike pas disa mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Indeksonline mëson se ishte sekretari permanent i MPJ-së, Fitim Sadiku i cili kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër të Ministrisë të cilën e drejton Enver Hoxhaj. Ndërsa burimet thonë se ky rast tani është hapur edhe në Policinë e Kosovës.

Fitim Sadiku

Lajmi.net merr vesh se zyrtarin që e ka sulmuar sekretari, është drejtori i financave në këtë ministri, Vlorat Gashi.

Vlorat Gashi

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për rrahjen e dy zyrtarëve të MPJ-së.

“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT