Brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar vendosja e 28 kamerave të reja të sigurisë.

Kjo punë brenda kësaj ndërtese ka nisur qysh në prill, ndërsa bëhet fjalë për zëvendësimin e sistemit të vjetër të vëzhgimit.

Por, është Partia Demokratike e Kosovës, që të premten mbrëma ngriti edhe një shqetësim të ri për veprimet e qeverisë së Albin Kurtit, që mori fund në mesin e javë.

Krahas akuzave se Kurti bashkë me vartësit Haki Abazi dhe Xhelal Svecla hynë jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve në Telekom, deputeti Sejdi Hoxha tash po i akuzon se lanë sistem përgjimi në kamerat e reja.