Në Maqedoni mbi 52 mijë migrantë

 

 

Maqedonia sot pret edhe një fluks të ri prej rreth 7 mijë migrantëve që do të hyjnë nga Greqia përmes kufirit jugor. Nga ana tjetër të dhënat zyrtarë të policisë flasin se deri më tani numri i përgjithshëm i migrantëve që kanë tranzituar nëpër Maqedoni ka kaluar mbi 52 mijë, njofton korrespodenti i Koha Ditore nga Shkupi

Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, ka thënë se sot pritet valë e re prej 7.000 migrantësh që do të arrijnë në kufirin greko-maqedonas, ka MIA, njoftuar Agjencia shtetërore e lajmeve e Maqedonisë.

Migrantët pritet që gjatë ditës së hënë të arrijnë në kampin e pritjes të ngritur në qytetin kufitar të Gjevgjelisë. Gjatë fundjavës përmes linjave të rregullta hekurudhore dhe linjave speciale, migrantët janë transportuar nga Gjevgjelia drejt Tabanocit. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 12 orëve të fundit në kufirin e Maqedonisë me Serbinë kanë arritur 1.500 migrantë, ndërsa mëngjesin e sotëm në Tabanocë ka arritur edhe një tren me rreth 1000 migrantë. Përfaqësues të UNHCR-së, thonë se bëhet fjalë për rreth 3.000 migrantë gjithsej që gjatë 24 orëve të fundit kanë arritur nga kufiri jugor në atë verior të Maqedonisë, prej ku më pas pritet të nisen drejt Serbisë dhe vendeve të BE-së.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftojnë se ka dhënë vërtetim për kërkesat e shprehura për azil 1.217 shtetasve të huaj. Nga fillimi I dhënies së vërtetimeve të këtilla (19 qershor) deri më tani dokumente për qëndrim legat 72 orësh në teritorin e Maqedonisë, u janë dhënë gjithsej 52.757 shtetasve të huaj, numri më i madh i të cilëve, 36.417 kanë qenë nga Siria. Përveç migrantëve që Maqedoninë e kanë shfrytëzuar vetëm si teriton tranzitimi drejt Serbisë dhe më pas vrendeve të BE-së, gjatë dy muaj egjysëm që kur hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për azil dhe mbrojtje të përkohshme, 49 persona gjithsej kanë kërkuar azil për qëndrim në Maqedoni. Në qendrën për pranimin e kërkuesve të azilit, në rregjistrim për ditën e djeshme janë evidentuar 14 kërkues të azilit. Prej tyre, nëntë janë meshkuj, njëri prej të cilëve, sipas MPB-së, i lënduar, dy kanë qenë femra, prej të cilave njëra është hospitalizuar për shkak të shtatzanisë. Ndërkaq tre persona të tjerë kanë qenë të mitur, njëri prej tyre pa shoqërues dhe tek ai poashtu janë konstatuar lëndime.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT