Në Maqedoni kanë hyrë 50 persona të armatosur

Qytetarët shqiptar nga komuna e Sarajit në Maqedoni, janë të tronditur nga prezenca e helikopterit policor që fluturoi mbi fshatrat shqiptare gjatë ditës.

Banorët e rajonit të Dërvenit kanë shprehur shqetësimin se mund të ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi në Gushincë.
Siç mëson jozyrtarisht “Zhurnal” në MPB të Maqedonisë është ndezur alarmi se në ora 15.30 minuta rreth 50 persona kanë hyrë në një prej fshatrave të komunës Saraj të Shkupit.

Ndërsa, Ministria e punëve të brendshme ka pohuar se personat të cilët janë futur në rajonin e komunës Saraj gjatë ditës së sotme kanë hyrë nga ana e Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT