Ish-komandantët e UÇK-së që do të akuzohen nga Gjykata Speciale nuk do të përballen me drejtësinë deri kah fundi i këtij viti. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës prite të miratojë ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Sot Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin me të cilin i hapë rrugë ndryshimeve Kushtetuese sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale. Këtë vlerësim të Kushtetueses e kanë mirëpritur Presidentja Jahjaga, Ambasada Amerikane e Shefi i Zyrës së BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka thënë zyrtarëve të BE-së se miratimi i pakos ligjore për Gjykatën do të ndodh në muajin maj.
E, funksionalizimi i kësaj gjykate nuk pritet të ndodh para fundit të këtij viti, pasi pritet të ketë konkurs për gjyqtarë e prokurorë që do të merren me rastet e krimeve të luftës.
Ende nuk dihet saktësisht se kush do të gjykohet nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, por dihet se do të ketë njerëz nga pothuajse të të gjitha Zonat Operative.
- Advertisement -