Në Londër u protestua kundër Brexit

Përkrahësit e qëndrimit të vendit në BE kanë në rrugë për të protestuar rezultatin që doli nga referendumi i Brexit.

Dhjetëra mijëra britanikë u takuan në Londër për parakalimin protestuese dhe u nisën drejt godinës së Parlamentit duke demonstruar kundërshtinë e tyre për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Nga referendumi i javës së kaluar në Angli kishte dalë rezultati për shkëputjen e vendit nga Unioni.

Dhe pas kësaj preference të votuesve Kryeministri David Cameron mori vendim për të dhënë dorëheqjen.

Sipas një sondazhi të Ipsos Mori për BBC-në, 16 për qind e britanikëve që morën pjesë në votim për referendumin e 23 qershorit kishin bindjen se Britania e Madhe do të qëndronte në BE, ndërsa 22 për qind nuk ishin të sigurtë nëse vendi do të dilte nga unioni evropian. Rreth 48 për qind e votuesve vlerësojnë se zgjedhjet legjislative duhet të zhvillohen përpara hapjes së negociatave të daljes nga BE-ja.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT