Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, për një kohë të gjatë ishte kryefjala e mediave rozë, shkak kjo për një lidhje të mundshme me biznesmenin indian 24 vite më të madh se ajo.

Mirëpo, për këtë lidhje Agnesa kishte reaguar edhe më herë në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, Agnesa ishte e ftuar në emisionin ‘NIN’ ku foli përsëri për këtë lidhje.

Unë kam reaguar ne rrjetet sociale sepse kam menduar që ka qenë një shkrim shumë seksist, kam reaguar për fenomenin jo për rastin, dhe pyetja ime do të ishte: Nëse një djalë kosovar në të tridhjetat e veta do të ishte me një biznesmen të huaj në një aeroplan privat, a do të shkruhej i njëjti shkrim ose nëse do të shkruhej a do t’i kishte të njëjtat klikime? E këtu kthehemi tek ajo shoqëria paragjykuese që mundohen gjithmonë ndoshta edhe në media që femrat me i gjyku dhe me i hedh pak më poshtë”, ka thënë Agnesa Vuthaj.

Modelja nga Istogu e theksoi se me biznesmenin në fjalë nuk kishte asgjë më shumë e as më pak se një raport pune./GazetaBlic/