Ata jo vetëm që ndihmojnë dhe janë aty kur ka zjarre, por se pa ta edhe shumë telashe tjera që qytetarëve mund tu kushtojnë me jetën, arrijnë t’i menjanojnë.

Bëhet fjalë për zjarrfikësit, të cilët jo vetëm këtyre ditëve por çdo ditë janë heronj në punën që bëjnë.
Një vepër të tillë e kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme. Zjarrfikësit e Podujevës, kanë arritur të shpëtojnë një grua, e cila kishte rënë në një pusetë që kishte thellësinë 10 metra.

Tashmë me viktimën po merret njësiti emergjentë të cilët edhe i kanë ofruar ndihmën e parë./IndeksOnline