Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Komoran të Drenasit, pasi ishin duke kontrabanduar 23 persona të Sirisë me kombi, shkruan Drenica Press.

Policia e Kosovës rreth këtij rasti thtotë se: Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar,  për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor  gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë. Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./DRENICA PRESS/