Në Kllodernicë të Skenderajt shtëpia përfshihet nga flaka

Një shtëpi në fshatin Kllodernicë të Skenderajt është përfshi nga flaka. Lajmi është konfirmuar edhe nga raporti i Policisë së Kosovës ku thuhej se mbrëmë (15.12.2016) një shtëpi është përfshi nga flaka, ku është djegur pullazi i shtëpisë, njofton drenicapress.info

Fatmirësisht nga e gjithë kjo ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. /Drenica Press/