Në këtë fshat të Drenicës, AKP-ja një ari tokë e ka shitur për 4 euro!

Në valën e fundit të likuidimit Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në fshatin Burojë të Skenderajt, në vendlindjen e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shitur 44 ari e 97 metra katrorë për vetëm 200 euro. Ky është çmimi më i ulët i shitjes së tokave që nga themelimi i AKP-së e deri më tash.

Një ari tokë në fshatin Burojë të Skenderajt, vendlindjen e presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçit, në valën e 33 të likuidimit, është shitur për vetëm 4.4 euro. Ky është çmimi më i ulët i tokës që është shitur që nga themelimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) e deri më tash, shkruan Zëri.

Në njoftimin e AKP-së thuhet se gjatë hapjes së ofertave për tokën në Burojë ka qenë vetëm një ofertues, ai “MIT008”, i cili për pronën në fjalë ka ofruar vetëm 200 euro.

Në uebfaqe të AKP-së thuhet se toka, që është shitur për 200 euro, është me vendndodhje në fshatin Brojë, në pjesën veriperëndimore të fshatit, komuna e Skenderajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT