Në Gjibraltar për 480 mijë euro – ndeshjet e Ligës së Kampionëve për kampionin e Superligës

Drita dhe Prishtina, dy skuadrat që janë duke e sfiduar njëra-tjetrën për titullin e kampionit në Superligë këtë vit, do të kenë një motivë shtesë për të fituar trofeun. Një mundësi më shumë për t’u rritur financiarisht i është paraqitur kampionit të ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll me ndryshimin e formatit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, edhe pse është hequr mundësia që kampioni kosovar të kualifikohet direkt në raundin e parë kualifikues.

Drita dhe Prishtina, dy skuadrat që janë duke e sfiduar aktualisht njëra-tjetrën për titullin e kampionit në Superligë, do të kenë një motivë shtesë për të fituar trofeun.

Kjo pasi kampioni i ardhshëm i Kosovës, i cili do të marrë pjesë në garat para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, do të fitojë gati gjysmë-milioni euro nëse arrin të dalë e para në një grup me katër skuadra, që përveç kampionit të Kosovës do të jenë edhe nga një skuadër prej tri vendeve të tjera: San Marinos, Gjibraltarit dhe Andorrës.Saktësisht, nëse skuadra kosovare që merr pjesë në këtë fazë para-kualifikuese arrin të dalë e para në grup dhe të kualifikohet në raudin e parë kualifikues, do të shpërblehet me plot 480 mijë euro nga UEFA, raporton Insporti.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave. Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta; pra, do të kalojë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Më shumë ndeshje, më shumë të ardhuraPër këtë sistem të ri të garave kualifikuese për Ligën e Kampionëve, Insporti ka folur sot me menaxherin e Komisionit për Licensim pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Shalën, i cili ka shpjeguar sistemin e ri për kualifikimet e klubeve në Ligën e Kampionëve.Shala ka thënë se në fazën para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve nuk do të ketë ndeshje direkte, por sfidat do të zhvillohen në grupe.

“Nuk luhet më drejtpërdrejtë në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, pasi do të ketë grupe në një raund të parë para-kualifikues që është krijuar nga UEFA. Do të jenë katër klube në raundin e parë para-kualifikues, dhe njëra prej tyre kalon në raundin e parë të kualifikimeve”, ka thënë Bajram Shala për Insportin.

Ai ka thënë se nëse kalohet raundi para-kualifikues i Ligës së Kampionëve, cilado skuadër që shkon tutje shpërblehet me 260 mijë euro. Ndërkaq, 220 mijë euro janë të garantuara për cilëndo skuadër që merr pjesë në këtë fazë.

“Nëse i kalojnë raundet do të ketë fitime financiare. Te Liga e Kampionëve, për pjesëmarrje në raund para-kualifikues janë 220 mijë euro fitim financiar; për kampion të grupit janë edhe 260 mijë euro të tjera”, u shpreh Shala.

Shala ka thënë se grupi do t’i përbëjë katër skuadra nga katër ligat më të dobëta të Evropës. Ato liga të cilat kanë koeficientin më të ulët nga UEFA.

“Është vetëm një grup dhe do të jenë katër ekipe: një nga Gjibraltari, një nga Kosova, një nga San Marino dhe një nga Andorra”, ka deklaruar zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës.Edhe në Ligën e Evropës bëhen ndryshimeNë Europa Ligë është prapë shuma e njëjtë. 215 mijë euro, sikurse vitin e kaluar edhe pse është në raundin kualifikues.Krahas ndryshimeve të bëra nga UEFA në Ligën e Kampionëve, ndryshime ka pasur edhe në Ligën e Evropës.Kësisoj në rundin parakualifikues do luajn 16 skuadra nga shtetet si Uellsi (Me 3 skuadra), San Marino (me dy skuadra), Lituania (një skuadër), Malta ( dy skuadra), Andora (dy skuadra), Ishujt Faroe (tri skuadra), Gjibraltari (dy skuadra), dhe Kosova me një skuadër.

Shorti parakualifikues pritet të hedhet me 12 qershor ndërsa ndeshjet e para priten të zhvillohen me 28 qershor ndërsa ato kthyese me 5 korrik.Kështu nga 16 skuadra, tetë nga to do kenë rastin të kualifikohen në rundin kualifikues ku i presin edhe 86 skuadra tjera. /Insporti.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT