Në Gjakovë hajnat vjedhin me kallash

Kohëve të fundit janë shtuar shumë rastet e vjedhjeve në komunën e Gjakovës. Po një rast i çuditshëm ka ndodhur në fshatin Firzë të komunës së Gjakovës njësiti policor i është përgjigjur një rasti vjedhje në progres në lokacionin e cekur.
 Ata raportojnë se me të arritur në afërsi të vendit të ngjarjes, në rrugë kanë hasur në një të dyshuar të armatosur me pushkë automatike AK-47, i cili dyshohet të jetë i njohur për shumë vepra penale.

Njësitet policore kanë parandaluar vjedhjen dhe lidhur me rastin është angazhuar edhe njësiti K-9, të cilët janë në kërkim të personave të dyshuar.

Nuk raportohet për të plagosur, përderisa rasti është duke u hetuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT