“Në evropian nuk shkojmë si turistë”

Menaxheri i ekipit kombëtar, Alban Bushi, paralajmëroi kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Europianit, se kuqezinjtë nuk do të shkojnë si turistë në Francë.

Në një intervistë të dhënë për faqen e kompanisë së basteve sportive “Bwin”, ka treguar se cila është pritshmëria që ka skuadra për këtë aktivitet.

“Jemi në një grup të vështirë, pasi Franca, Zvicra dhe Rumania kanë lojtarë shumë të fortë. Por ne nuk shkojmë si turistë në këtë aktivitet. Do të luftojmë çdo minutë të çdo ndeshjeje dhe shpresoj që të shkaktojmë disa surpriza gjatë turneut”, deklaroi Bushi.

Sipas tij, ashtu sikurse në kualifikuese, arma më e fortë e Shqipërisë do të jetë forca e grupit si dhe tifozët e shumtë që pritet të jenë në Francë nga data 10 qershor, transmeton TCH.

“Çdo sukses i arritur nga ne është falë përpjekjes së skuadrës dhe do të jetë puna në skuadër që do të përcaktojë edhe fatin tonë në Euro 2016. Kjo punë, e bashkuar me mbështetjen e tifozëve, do të jetë arma më e fortë në Europian”, u shpreh Bushi.

Menaxheri i kombëtares konfirmoi se po monitorohen të gjithë futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë, mes të cilëve edhe 20-vjeçari Florent “Flo” Bojaj, sulmuesi i cili aktivizohet me skuadrën Huddersfield Town në kategorinë e dytë angleze.

Bojaj ka bërë një sezon për t’u lavdëruar, duke zhvilluar 8 ndeshje, madje në fitoren 3-1 ndaj Reading arriti të gjejë edhe rrjetën. Mirëpo, mediat britanike nënvizojnë faktin që Bojaj e ka thuajse të pamundur të jetë në mesin e 23 lojtarëve të cilët do të jenë ën Francë me kombëtaren kuqezi këtë verë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT