Fotografia nga Sefer Aliqkaj

Policia e Kosovës ka njotuar për organizimin e skemave piramidale në qytetin e Skenderajt.
Në njoftimin e policisë thuhet:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
• Rr. Xhon Buzuku, Skenderaj 06.01.2021-20:10. Raportohet se njësiti policore ka hasur ne një lokal ku disa persona ishin duke luajtur lojëra te fatit. Gjatë kontrollit Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 2 aparate te lojërave te fatit, katër kompjuter, një printer dhe 42 euro metalike. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

• Rr. Xhon Buzuku, Skenderaj, 06.01.2021-20:15. Raportohet se njësiti policore ka hasur ne një lokal ku disa persona ishin duke luajtur lojëra te fatit. Gjate kontrollit Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 2 aparate te lojërave te fatit Kajot dhe Apex. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.