Në duel me Monaco, Wenger ka frikë shiun

 

Në “Stade Louis II”, Venger vjen me misionin për të përmbysur humbjen 3-1 në “Emirates” për të mos i dhënë fund ëndrrës së Arsenalit që në 1/8-at e Champions-it. Besimi i ish-trajnerit të Monakosë është i madh pas 4 fitoreve radhazi të “topçinjve” prej asaj humbjeje. “Duam të japim gjithçka në fushë. Nëse nuk besojmë te përmbysja, nuk do të ishim fare këtu.
Monako ka një mbrojtje të fortë dhe për t’i thyer duhet të jemi shumë mendjemprehtë”, tha Venger, i cili konfirmoi se mbrojtësi Gabriel është rikuperuar pas tërheqjes muskulore dhe do të jetë i gatshëm, por do të mungojë Çembërlein, Roziçki dhe Akpomi, të cilët nuk kanë udhë- tuar drejt Francës.
“Monako është favorite, por ne kemi përvojën, dëshirën dhe besimin se mund t’ia dalim. Futbolli është i paparashikueshëm. Statistikat i kemi kundër, por ato janë për t’u thyer”, shtoi 65-vjeçari, i cili shpreson vetëm që shiu të mos i prishë punë “topçinjve” të tij, pasi “Stade Louis II” shndërrohet në një moçal. Pyetjes së gazetarëve nëse londinezët janë përgatitur për penalltitë, Venger duke pasur përkrah edhe kapitenin Mertezaker i përgjigjet me humor: “Ato lëruani gjermanëve.
Unë kam problemin e fushës sepse dje ka rënë shi dhe parashikimet edhe për të martën (sot) janë për reshje”. Trajneri e mbyll sërish me humor, me gazetarët që e pyesin nëse do ta vizitojë kazinonë e famshme të Montekarlos: “Gjatë viteve të punës time këtu, nuk kam pasur kurrë kohë të shkoj. Por ju ia kalofshi mirë sot (dje) në mbrëmje!”. Zhardim – Ndërkohë, trajneri portugez i Monakos u shpreh se skuadra e tij ka bërë vetëm gjysmën e rrugës: “Duhet të luajmë si në ndeshjen e vajtjes për të mos u zënë në befasi. Bëmë një ndeshje ëndrrash në Londër. Do luajmë sërish në mbrojtje. Kjo është sfida më e vështirë e sezonit dhe kemi bërë vetëm gjysmën e punës. Berbatov? Me përvojën që ka, shpresoj të jetë në një tjetër ditë të madhe”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT