Në Drenas vendosen kamera

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Arsim Haxhiu i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimeve Publike, znj. Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, drejtori i Inspektoriatit, z. Milaim Hajdari kanë vizituar Stacionin Policor në Drenas ku janë pritur nga Komandanti i këtij Stacioni, z.Driton Morina.

Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i implementimit të projektit të vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngusht nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dhe Stacionin Policor në Drenas, ku janë marr edhe sygjerimet nga policet e Drenasit për pikat kyçe  për vendosjen e kamerave të sigurisë, pasi qw vezhgimi i kamerave tw sigurosw do tw behwt nga Stacioni Policor i Drenasit. Sipas komandantit të Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, me vendosjen e këtyre kamerave, ky projekt do t’i ndimojë Policisë së Kosovës për zbulimin e veprave të ndryshme. Këtë vit është implementuar faza e parë e këtij projekti, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdoj edhe faza e dytë për zgjerimin e vendosjes së kamerave në qytetin e Drenasit.

Displaying Kamerat ne qytet.jpg

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT