Dy femra në Drenas janë ankuar në Policinë e Kosovës se janë rrahur nga vëllau i tyre së bashku më bashkëshorten e tij, shkruan Drenica Press.
Si pasojë e këtij sulmi fizik, ato kanë marrë ndihmë mjekësore në Qëndren Familjare në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se: Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vëllai dhe bashkëshortja e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /DRENICA PRESS/
- Advertisement -