Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka ndërmarrë një aksion në Drenas, pasi kishin kuptuar se në mënyrë të fshehtë po punonte një lokal me aparate të lojrave të fatit, shkruan Drenica Press.

Polcia bën të ditur se “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka organizuar  lojëra të fatit pasi që në lokalin e tij kishte  aparate të lojërave të fatit, pesë televizor për lojëra  dhe një kompjuter të cilat janë sekuestruar nga njësia e Doganave të Kosovës. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”