Një tentim vjedhe ka ndodhur në Drenas, ku disa persona kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një pompë karburanti, ku nga të shtënat me armë është dëmtuar një cisternë, shkruan Drenica Press.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori i sigurimit të kësaj pompe të derivateve, ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar një cisternë duke qëlluar me armë zjarrit. Njësitet policore në vendngjarje kanë gjet dhe konfiskuar dy predha  të armës. Rasti vazhdon të hetohet./DRENICA PRESS/