Në Drenas, ish polici gjuajti me armë policinë për një banes të uzurpuar

Një ngjarje tronditëse për qytetarët e Drenasit sot ka ndodhur kur pjestarët e Policisë së Kosovës u gjuajtën me armë me një ish pjestari të Policisë së Kosovës. Siç bëhet e ditur kjo ngjarje ka ndodhur për arsyeje të një banese të uzurpuar. Sipas burimeve të Drenica Press dhe të Gazetës Tribuna mësohet se ish-pjesëtari i policisë së Kosovës Fadil Shishani ka qëlluar katër herë ndaj kolegëve të tij dhe gjyqtarit Baleci. Ndërsa policia në vetëmbrojtje e ka qëlluar me dy plumba Shishanin.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. Policia kishte plagosur atë pasi ai kishte shtënë me armë në drejtim të kolegëve të cilët kishin shkuar na nxirrnin nga banesa e uzuarpuar.

Në aksionin ku sipas burimeve të lajmi.net, po merrte pjesë edhe gjyqtari Shefqet Baleci po shoqërohej nga pjesëtarët e policisë, për të nxjerrë nga banesa e uzurpuar policin Shishani, ku ky i fundit shtien me armë ne drejtim te kolegeve te tij, por keta te fundit reagojnë duke e plagosur ate.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT