Në Drenas i vihet zjarri një veture

Një person ka raportuar se veturës së tij të tipit ‘Audi’ i është vënë zjarri nga persona ende të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llapushnik në Drenas,  të mërkurën  pas mesnate.

Siç njofton Policia, si pasojë e zjarrit është dëmtuar një pjesë e veturës.

Policia deklaron se vetë viktima ka arritur ta shuajë zjarrin. Njësitet policore janë duke hetuar rastin./lajmi.net

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT