Në Ditën e Çlirimit të Drenasit kujtohet sakrifica e dëshmorëve

Për nder të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, Kryetari Demaku me bashkëpunëtor së bashku me Organizatat e Dala nga Lufta, Kryesuesin e anëtar të Kuvendit Komunal të Drenasit, Komandanti i Stacionit Policor si dhe bashkëpunëtor komunal, bënë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve, ku nderuan sakrificën e atyre që dhanë për çlirimin e vendit.

Pas homazheve  u mbajt Seanca Solemne në Sallën e Kuvendit, ku këtë seancë e ka udhëhequr deputetja znj.Sabrije Kukaj, ndërsa një fjalim e ka mbajtur kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj i cili theksoi se shënimi i kësaj dite të rëndësishme të hisotirsë së Drenasit është një datë sinonim i arritjeve që përfaqësojnë përpjekjet e vazhduara të popullit të Kosovës në luftën e pa ndalur me sakrifica të panumërta të bërjes shtet të lirë e të pamvarur.

Ndërsa kryetari i Komunës, Nexhat Demaku para të pranishmëve tha se “pa dyshim që 17 qershori është dita me e rendësishme për Komunën tonë, për faktin se muaji qershor i vitit 1999, është muaji kur Kosova është çliruar përfundimisht nga pushtuesi serb. Sot me krenari kujtojmë ditën e çlirimit dhe pandashëm sakrificën e gjithë brezave për lirinë e vendit, populli jonë i vogël dhe ne veshtirësi ka nxjerrur gjithmonë figura të mëdha që me veprat e tyre ngritën lartë emrin e shqiptarëve dhe u bënë shembull për gjithë popujt tjerë që lufutan për liri”, tha kryetari mes tjerash.

Për të shënuar këtë ditë, janë mbajtur një varg aktivitetesh, ku pas përfundimit të seancës solemne, në sheshin e qytetit është mbajtur aktivitete në pikturë nga nxënës të shkollave, zbulimi i figurës së heroit të Kosovës, Rasim Kiçina në shkollën e mesme të ulët që mban emrin e heroit, finalja e turnirit tradicional memorial në futboll të vogël “Fehmi Lladrovci” dhe manifesimi qendror në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT