Imam i Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Nju Jork është Dr. Tahir Kukaj. Ai është lindur në Tërstenik të Denasit dhe si i ri ka emigruar në Amerikë, për një jetë më të mire, shkruan Drenicapress.info.
Xhamia të cilën ai e drejton për ditën e Fitër Bajramit ishte stërmbushur me besimtar musliman shqiptar që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hoxha nga Drenica është shumë i njohur në SHBA, duke qenë i ftuar në shumë konferenca ndërkombëtare.
Muaj më parë ai u bë lajm kryesor në Amerikë pasi ishte zgjedhur për të bekuar nisjen e një linjë të re trageti në Nju Jork!/Drenicapress.info/
- Advertisement -