Qeveria e Anglisë ka njoftuar se 407 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 28 ditët e fundit, duke e quar numrin total në 75,431 të vdekur.

Vetëm në 24 orët e fundit, 58.784 persona dolën pozitiv me Covid-19, transmeton Indeksonline.

Për herë të parë, vendi ka kaluar në nivelin e 5-të të rrezikshmërisë.

Rreth situatës së rënduar me koronavirus, kryeministri Boris Johnson do t’i drejtohet sonte popullit.

/Indeksonline/