Ndryshon orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë për ta ndryshuar orarin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Deri tani ndeshjet janë zhvilluar të gjitha në ora 20:45 ditëve të marte dhe të mëkure. Por sipas lajmeve që vijnë nga shtëpia e futbolllit evropian, UEFA nga sezoni 2018-19 do të vendos që ndeshjet e Ligës së Kamoionëve të luhen në dy termine. Në ora 19:00 dhe 21:00, ashtu siq zhvillohen në ndeshjet e Europa League.

Ky ndryshim bëhet për t’u dhënë mundësi shikuesve që të kenë mundësi që të ndjekin më shumë ndeshje./Drenicapress.info/