Një mosmarrëveshje mes dy personave në Skenderaj ka bërë që njëri nga ta, të shtie me pushkë gjuetie mbi reflektorin që ndriçon rrugën e lagjës, shkruan Drenica Press

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K-Shqiptar me pushkë gjuetie ka shtënë në një reflektor në shtyllën e lagjes që shërben për ndriçim. Njësia policore nga i dyshuari ka konfiskuar pushkën e gjuetisë (pa leje) dhe një gëzhojë të kalibrit 12 mm, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u trajtuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. /Drenica Press/