Një rast i grabitjes është regjistruar në qytetin e Skenderajt.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar në policinë e Kosovës se nga i dyshuari mashkull kosovar ishte goditur me grushte dhe pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën dhe ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dymijë (2000) €.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj.
Deri me tani nuk është identifikuar vend ndodhja e te dyshuarit. Rasti nën hetime. /Drenica Press/
- Advertisement -