Ndodh edhe kjo, një qebap në Prishtinë kushton 40 cent

Sot në shumë qytete të Kosovës, një bukë kushton  50 cent. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe çmimi i produkteve të tjera ushqimore bazë si perimet dhe produktet e qumështit.

Rritje të çmimit kanë pësuar edhe ushqimet që tek ne konsumohen shumë në restorante të ndryshme.

Bëhet fjalë për qebapët. Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, shihet se qebapët në një lokal në Prishtinë janë bërë 40 cent, pothuajse me çmimin e njëjtë të një buke