Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka hyrë në banesën e një tjetri dhe e ka sulmuar me thikë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte hyrë në banesën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar që ta godas me një mjet të mprehtë (thikë). Viktima kishte pësuar lëndime në dorë pasi ishte ballafaquar me të dyshuarin. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.