Ndihma e NATO-s për Turqinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca është në solidaritet me Turqinë dhe është duke marrë masa të ndryshme për sigurinë e këtij vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca vazhdon të jetë në solidaritet me Turqinë.

“Për Turqinë ne po marrim masa të ndryshme sigurie”, tha shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në hyrje të shtabit të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg bëri deklarata në lidhje me mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së Aleancës.

Pasi rikujtoi se edhe pak javë kanë mbetur nga samiti i Varshavës Stoltenberg tha: “vendet tona po jetojnë vështirësi të papara nga lindja dhe perëndimi në çështjen e sigurisë. Në samitin e Varshavës do të merren vendime që do të rrisin forcën tonë shkëshilluese dhe mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme nga të gjitha drejtimet”.

Sekretari i Përgjithshëm tha se do të zhvillohen punime edhe në drejtim të rritjes së shpejtësisë lëvizëse të forcave të NATO-s në Evropë, duke shtuar se do të forcojnë edhe mekanizmat e mbrojtjes kibernetike.

Stoltenberg përmendi faktin që Turqia në kufirin e saj jugor është fqinje me destabilitetin dhe dhunën.

“Për këtë arsye, ne marrim masa të ndryshme sigurie për Turqinë. Një pjesë e këtyre masave janë fluturimet vëzhguese të avionëve Awacs, bateritë spanjolle me raketat Patriot, anijet e NATO-s në Mesdheun Lindor dhe sistemet italiane të mbrojtjes raketore. Kjo tregon solidaritetin e NATO-s me Turqinë”, bëri komentin Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT