Ndeshjet e mbetura të Atleticos, Barcës dhe Realit

Edhe këtë javë Real Madridi, Atletico dhe Barcelona kanë vazhduar me fitore në La Liga dhe kështu shpresa për titull vazhdon te tria.

Këtë xhiro Los Blancos fituan në udhëtim te Rayo Vallecano me rezultat 2-3, kurse Atletico Madrdi fitoi në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Malagas.

Edhe Barcelona vazhdoi me fitoret e thella, këtë herë ndaj Gijon me rezultat 6-0.

Aktualisht Barca ka 82 pikë, aq sa Colchoneros, kurse Reali vazhdon të jetë hije me një pikë më pak. Më poshtë keni ndeshjet e mbetura në La Liga dhe në fund sondazhin.

    • Ndeshjet e Real Madridit deri në fund të kampionatit: Real Sociedad (Mysafir), Valencia (Vendas) dhe Deportivo(Mysafir).

    • Ndeshjet e Barcelonës deri në fund të kampionatit: Betis(Mysafir), Espanyol (Vendas) dhe Granada (Mysafir).

    • Ndeshjet e Atletico Madridit deri në fund të kampionatit:Vallecano (Vendas), Levante (Mysafir) dhe Celta Vigo(Vendas). /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT