Ndërtohet biçikleta për dielldashësit

Të vendosësh panele diellore në një biçikletë elektrike nuk përbën më koncept futurist. Kjo biçikletë, është e pajisur me panele fotovoltaike, të cilat thithin energjinë diellore dhe e shndërrojnë atë në energji elektrike.

Kjo quhet biçikleta diellore. Ajo është ndërtuar nga një inxhinier danez që është i dhënë pas energjisë diellore. Jasper Frausig shpjegon se biçikleta diellore është një prototip unik i biçikletave elektrike që në fund të fundit duket si biçikletë normale.

“Pjesa më e madhe e biçikletave elektrike janë të rënda, kanë një dizajn krejt tjetër dhe të vështira për t’u përdorur. Por biçikleta diellore është njësoj si biçikletat e zakonshme dhe mjaft sportive”, thotë ai.

Pasi studioi koncepte të ndryshme, inxhinieri danez vendosi të ndërtojë një biçikletë të zakonshme por elektrike, që të jetë më e thjeshtë për t’u përdorur. Kjo biçikletë është disa herë me e lehtë dhe shumë më aerodinamike se simotrat e saj që shfrytëzojnë gjithashtu energjinë diellore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT