Ndërron jetë kompozitori i muzikës së shumë filmave të suksesshëm

Fituesi i dy çmimeve Oscar dhe kompozitori i muzikës së filmit “Titanic”, James Horner, ka humbur jetën në Kaliforni, në një aksident ajror.

61-vjeçari vdiq në një aksident ajror, kur avioni i vogël me të cilin udhëtonte u rrëzua në veri të Santa Barbaras, mëngjesin e së hënës, transmeton Shekulli.

Hornor ka punuar me regjisorin James Cameron në tre filmat e tij, si dhe në shumë filma tjerë të njohur, si “A Beautiful Mind”, “Troy” dhe “Apollo 13”.

Ai ishte kompozitori i muzikës së filmave të ndryshëm, përfshirë “Field of Dreams”, “Braveheart” dhe “Titanic”, për të cilin fitoi dy “Academy Awards”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT