Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies heroike, vizituan kullën e heroit të kombit, Ilaz Kodra, në Prekaz, në përvjetorin e tij të rënies.

Para familjarëve të heroit Ilaz Kodra, Kryetari Jashari deklaroi se uniteti ynë në këtë kohë është më se i nevojshëm, në mënyrë që shtetin t’a dërgojmë në vendin ku e meriton dhe për çfarë u flijuan dëshmorët tonë.

Jashari tutje tha se Heroi Ilaz Kodra, ishte dhe mbetet shembull i luftëtarit e guximtar i vendosur.

Me pas shënimin e kësaj date Komuna e Skenderajt së bashku edhe me Komunën e Drenasit, Kryetarin, Ramiz Lladrovci, e vazhduan me homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ku vendosen lule dhe nderuan dëshmorët të rënë në këtë datë si: Ilaz Kodra, Agim Ramadani, Bajram Aliu, Fazli Jashari, Fehmi Fetahu, Isa Ferati, Ismet Rama, Ilmi Shaqiri, Hamdi Ferati dhe Antigona Fazliu.

Drejtuesit e dy komunave, homazhet me pas i vazhduam edhe në Vërboc, ku nderuan të rënët në këtë vend.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të renë në altarin e lirisë!

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme