Ndarje e dhimbshme, oficeri ukrainas i thotë lamtumirë djalit dhe gruas

Ukraina ka hyrë në ditën e 14-të të luftës, ndërsa evakuimet nga qyteti verilindor Sumi janë kryer me sukses. Guvernatori i qytetit ka thënë se 5,000 persona besohet se janë larguar nga ky qytet në dy fazat e evakuimit.

Tentime të ngjashme kanë dështuar në Çernihiv, sepse Rusia ka vazhduar të bombardojë rrugët dalëse, ka pretenduar Ukraina.

Një video e publikuar në rrjetin social “Facebook” nga A2CNN, shihet oficeri ukrainas teksa i thotë lamtumirë djalit dhe gruas së tij.
Ditë më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte njoftuar se rreth 1.2 milionë njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus./Express

- Advertisement -

MË TË FUNDIT